GJERMANI – Social-demokrati Scholz kandidat për kancelar

BERLIN, 10 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz do të kandidojë për të pasuar Angela Merkelin në postin e kancelarit dhe kjo me pëlqimin e social-demokratëve të qendrës së majtë (SPD).

Scholz, i cili është edhe deputeti i Merkelit në qeverinë e koalicionit të SPD-së me CDU-në, është përfolur prej kohësh si një kandidat i lartë i mundshëm, ndërsa zgjedhjet po afrohen.

“Ne jemi duke pritur për një fushatë të madhe dhe të suksesshme”, tha Saskia Esken, bashkëdrejtuese e SPD-së.

Politika gjermane po përballet me të panjohurën, pasi Merkel pritet të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të saj të katërt.

SPD është partia e parë politike që njofton kandidatin e saj drejtues.

Scholz shihet si pragmatist dhe kjo nuk u pëlqen kolegëve të tij të partisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.