Investime në Pogradec nxitje turizmit/ Vihet në funksion korsia e biçikletave nga hyrja e qytetit deri tek “Maji”

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Investimet në vepra publike, adresuar nxitjes së turizmit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët, janë në fokus të projekteve të reja që po ndërmerr bashkia Pogradec.
Korsia e biçikletave, është projekti i radhës që ka përfunduar tashmë, duke iu bashkuar investimeve në rehabilitimin e plotë të trotuareve, gjelbërimin e hapësirave publike, që e kanë transformuar qytetin e Pogradecit, në një ndër vendet më të gjallëruara gjatë sezonit veror nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Bashkia e Pogradecit njofton se, duke filluar nga sot, është vënë në funksion korsia e biçikletave nga hyrja e qytetit deri tek “1 Maji”.
Për të lehtësuar aksesin e përdoruesve të korsisë së biçikletave, bashkia njoftohen drejtuesit e mjeteve se nuk lejohet parkimi i automjeteve nga “Turizmi i ri” deri në dalje të qytetit.
“Policia bashkiake dhe ajo rrugore do jenë në terren për t’Ju sqaruar, ndërsa më pas do aplikohen masa administrative”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.