Ballina Bota

BEJRUT – Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Jashtme

BEJRUT, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Protestuesit, të udhëhequr nga oficerë në pension, sulmuan sot në mbrëmje shtabin e Ministrisë së Jashtme në Bejrut, duke e shpallur atë Selinë e Revolucionit.

“Ne kemi marrë nën kontroll Ministrinë e Jashtme, tani Selia e Revolucionit”, tha në një deklaratë, gjenerali në pension, Sami Rammah, para rreth 200 personave që bërtisnin “Revolucion”.

Në të njëjtën kohë, protestuesit e tjerë sulmuan Ministrinë e Ekonomisë, atë të Energjisë dhe selinë e Shoqatës së Bankave, në vazhdën e një demonstrate kundër autoriteteve, së cilës i atribuohet përgjegjësia e shpërthimi vdekjeprurës në portin e Bejrutit të martën.

Protestuesit shpalosën dy parulla të mëdha të kuqe në hyrje të vilës tradicionale, që pësoi dëme nga shpërthimi i së martës, njëra “Bejruti, kryeqyteti i revolucionit” dhe tjetra “Bejruti, qytet pa armë”./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë: Kredia për shtëpi në trend rritje
Artikulli tjetërSHBA – Testohet “Ifenprodil”, ilaçi kundër dëmtimeve të COVID-19 në mushkëri