Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Kredia për shtëpi në trend rritje

TIRANË, 8 gusht /ATSH/- Kredia për blerje banese në lekë ka shënuar rritje të lehtë në mujin qershor të këtij viti, pas një tkurrje në periudhëm mars-maj për shkak të mbylljes së disa prej altiviteteve ekonomike nga situate e krijuar nga covid-10.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit mesatare por trendi në periudhë afatmesëm paraqet prespektivë rritje progresive.

Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor e kredisë ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

Dinamika e transaksioneve në tregun e banesave duket se po fillon të gjallërohet dhe kjo në sajë edhe të politikës monetare lehtësuese të ndërmarrë Banka e Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNAIROBI – Kenia gati për kthimin e turistëve
Artikulli tjetërBEJRUT – Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Jashtme