Ballina Bota

NAIROBI – Kenia gati për kthimin e turistëve

NAIROBI, 8 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti kenian, Uhuru Kenyatta inkurajoi sot turistët të kthehen në Kenia, duke thënë se vendi është i sigurt dhe ekonomia e tij e hapur, edhe pse numri i rasteve me COVID-19 në vend u trefishua në korrik.

“Mund të udhëtoni, mund të lëvizni”, tha ai në një deklaratë, duke iu drejtuar turistëve kenianë, por edhe vizitorëve të huaj.

“Siguria nuk është vetëm detyrë e qeverisë, është një zgjedhje individuale”, shtoi ai, duke kujtuar se të gjithë duhet të ndjekin masat paraprake për të shmangur përhapjen e koronavirusit të ri.

Kenia rifilloi fluturimet ndërkombëtare dhe vendase më 1 gusht, si pjesë e heqjes graduale të masave kundër pandemisë së koronavirusit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka e Shqipërisë, në 1947 nisi financimin e objekteve që kishin projekte teknike dhe preventive të miratuara
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë: Kredia për shtëpi në trend rritje