Ballina Bota

IRLANDA E VERIUT – BM planifikon financimin e sistemit të deklarimit tregtar

BELFAST, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike njoftoi sot planifikimin e fondeve për një sistem dixhital të ri të deklarimit tregtar midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me qëllimin për të ndihmuar bizneset të përballojnë rregulloret e ndryshme, kur BM të largohet nga BE.

“Shërbimi i Mbështetjes së Tregtisë (TSS) është pjesë e një pakete qeveritare me vlerë 650 milionë stërlina për Irlandën e Veriut”, tha kreu i kabinetit, Michael Gove, ministri i lartë i kryeministrit Boris Johnson për Brexit-in.

“Shërbimi ynë i ri falas për Mbështetjen e Tregtarit do të sigurojë mbështetje jetike dhe udhëzime për tregtarët”, shtoi ai.

Rreth gjysma e financimit është për shërbimin që synon të ndihmojë bizneset të sjellin mallra nga BM ose pjesa tjetër e botës, të ofrojë udhëzime, si edhe të merreshin me kërkesat e tyre për lëvizjen e mallrave në Irlandën e Veriut./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-së: Të bëhet drejtësi, pavarësisht kush është i pandehur
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë 8 gusht 2020