Ballina Bota

DUBLIN – Irlanda shtyn sërish rihapjen e plotë

DUBLIN, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Qeveria irlandeze vendosi sot të shtyjë fazën e fundit të rihapjes së plotë të vendit, që përfshin veçanërisht hapjen e pabeve, bareve dhe restoranteve, për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19.

“Situata do të rivlerësohet brenda tri javësh”, njoftoi kryeministri irlandez, Micheal Martin.

“Edhe pse shifrat mbeten të ulëta, ne duhet të ruajmë presionin ndaj këtij virusi”, shtoi ai, duke theksuar se pabet, baret, hotelet, klubet e natës dhe kazinotë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Irlanda, gjithashtu, ka vendosur ta bëjë të detyrueshme vënien e maskës në dyqane dhe qendra tregtare nga 10 gushti.

Mbledhjet masive mbeten të kufizuara në 50 persona brenda dhe 200 jashtë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron: Franca i ka nisur ndihmat për në Liban
Artikulli tjetërSTUDIM – Numri i rasteve me COVID-19 në Itali është më i lartë nga sa pritej