PARIS – Macron: Franca i ka nisur ndihmat për në Liban

PARIS, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Franca është në proces e sipër të dërgimit të ndihmave në Liban, pas shpërthimit masiv sot në portin e Bejrutit, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

“Franca është krah për krah me Libanin. Gjithmonë”, shkoi në Twitter Macron.

“Ndihma dhe burimet franceze janë aktualisht rrugës për atje”, shtoi ai.

Zyra e Macron-it njoftoi se ai ka telefonuar, gjithashtu, presidentin libanez Michel Aoun për t’i shprehur mbështetjen e Francës për popullin libanez./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.