BERLIN, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Gjermania ka pësuar në tremujorin e dytë 2020 një rënie historike prej 10,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasojë e masave kufizuese të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave Destatis.
“Bëhet fjalë për rënien më të madhe që prej fillimit të matjeve tremujore të PBB-së në Gjermani në vitin 1970”, theksoi Destatis në një komunikatë duke shtuar se rënia në raport me tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte 11,7%.
Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjerman në tremujorin e dytë u regjistrua në 10,1%, si asnjëherë më parë, për shkak të pandemisë që e ka zhytur vendin në rececionin më të rëndë që prej periudhës së pasluftës, edhe pse rimëkëmbja ka filluar tashmë.
Në parashikimet e tyre, insitutet kryesore ekonomike gjermane vlerësojnë me 9,8% kontraktimin e PBB-së të ekonomisë së parë europiane për periudhën prill-qershor, një nivel i pazakontë që prej fillimit të regjistrimeve tremujore, në vitin 1970.
“Kjo rënie, rreth dy herë më e madhe se kriza më e fortë financiare e viteve 2008-2009, e zhyt vendin në recesionin më të rëndë në historinë e Republikës gjermane”, sipas ministrit të Ekonomisë Peter Altmaier.
EKonomia ka pësuar një tronditje të shumëanshme, kufizimi i dekretuar përballë krizës shëndetësore ka paralizuar prodhimin në shumë sektorë, ka ngadalësuar shkëmbimet dhe ka kufizuar konsumin.
Në prill, në kulmin e kufizimeve, prodhimi i prodhimit ra 17,9%, porositë industriale ranë 25,8%. Eksportet u ulën me 31,1%./ /ec/























