Ballina Bota

DUBLIN – Irlanda paraqet planin për hapjen e shkollave

DUBLIN, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Shkollat ​​do të rihapen në fund të gushtit në Irlandë, e cila po del nga mbyllja e dekretuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, tha sot kryeministri irlandez, Micheal Martin.

“Nuk kemi një rrezik zero, por ne mund ta kufizojmë ndjeshëm rrezikun e përhapjes së virusit në shkollat ​​tona”, shtoi ai.

Plani për të rihapur shkollat ​​shoqërohet me një fond prej 370 milionë eurosh për të vendosur masa kundër koronavirusit.

Ky program do të punësojë 1 000 mësues, për të zvogëluar madhësitë e klasave dhe për të promovuar distancimin shoqëror.

Do të financojë, gjithashtu, pajisjet mbrojtëse dhe produktet e pastrimit, si edhe dispozitat e posaçme për njerëzit që konsiderohen të prekshëm ndaj COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Liqeni i Dushkut, peizazhi mahnitës që tërheq turistët
Artikulli tjetërTUNIZI – Lamorgese: Është rritur ndjeshëm migrimi i paligjshëm drejt Italisë