Ballina Bota

SHBA – Uragani Hanna mbërrin në Teksas

HUSTON, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Uragani Hanna, i pari për vitin 2020 në brigjet e Atlantikut goditi Teksasin dhe shkaktoi shira të rrëmbyeshëm si dhe erëra të forta që arrinin deri në 150 kilometra në orë.

Kushte meteorologjike ekstreme, ndërkohë që shteti duhet të menaxhojë një rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

“Uragani Hanna mbërriti në ishullin Padre në orën lokale 17:00 dhe përfshiu brigjet si një stuhi e kategorisë së parë me erëra që arrinin deri në 45 kilometra në orë”, theksoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Uragani u drejtua dje drejt pjesës jugore të Teksasit dhe më pas drejt verilindjes së Meksikës sot.

“Hanna do të shkaktojë erëra të forta në disa pjesë të jugut të Teksasit dhe në verilindje të Meksikës. Këto shira do të shkaktojnë përmbytje të çastit që përbëjnë një rrezik dhe mund të bëjnë që lumenjtë të ngrihen nga shtretërit e tyre”, paralajmëruan meteorologët.

Nuk u raportuan menjëherë viktima ose dëme të mëdha, erërat u lehtësuan në rreth 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësohen më tej gjatë natës./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO- Rindërtimi pas tërmetit në Durrës/143 shkolla të reja, model shembullor i ambicies për Shqipërinë
Artikulli tjetërRuçi: Adem Demaçi, krijues dhe borizan i lirisë e pavarësisë