FOTO- Rindërtimi pas tërmetit në Durrës/143 shkolla të reja, model shembullor i ambicies për Shqipërinë

TIRANË, 26 korrik /ATSH/- Rindërtimi i shkollave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti i  26 nëntor sipas standardeve më të mira europiane, do të jenë një model shembullor për Shqipërinë që duam.

Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të mira të sigurisë dhe kushte bashkëkohore për nxënësit e mësuesit, janë 143 shkolla që do të rindërtohen nga e para.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi gjatë kantierit për rindërtimin e shkollave të reja në Durrës.

Kryeministri shprehet se janë “143 shkolla të reja në zonën e prekur nga tërmeti do të jenë një model shembullor i ambicies sonë për Shqipërinë”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.