Ballina Bota

BRUKSEL – Conte: Dakordësia për planin e rimëkëmbjes më e ndërlikuar nga sa pritej

BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian është i mendimit se dakordësia për planin e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit po del më e ndërlikuar nga sa pritej, në samitin e posaçëm të BE-së për këtë çështje.

“Ne kemi ngecur dhe po dëshmohet të jetë shumë e ndërlikuar, më e ndërlikuar sesa pritej”, tha Conte në një shënim në FB.

”Ka shumë çështje për të cilat ne ende po diskutojmë se nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim”, theksoi ai.

Në ditën e dytë të samitit, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka paraqitur sot një propozim të ri për një paketë të diskutueshme të rimëkëmbjes së BE, sipas një dokumenti të parë nga agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Pakoja e përgjithshme prej 750 miliardë eurosh (855 miliardë dollarë) do të mbetej e pandryshuar, sipas propozimit të ri, por bilanci midis granteve dhe kredive ndryshohet.

Nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë euro kredi, ky bilanc ndryshohet respektivisht në  450 miliardë euro në grante dhe 300 miliardë euro kredi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Inteligjenca artificiale në gjendje të parashikojë fatin e sistemeve planetare