Ballina Flash

LONDËR – Ceremoni martesore modeste për princeshën Beatrice

LONDËR, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës Elizabeth II dhe vajza e Princit Andrew, u martua me biznesmenin italian Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor, njoftoi Buckingham Palace.

Fillimisht e planifikuar për 29 maj në Londër, martesa u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Data e re nuk ishte njoftuar.

“Ceremonia “private” u mbajt të premten në mëngjes në Kapelën Mbretërore të Windsor, në prani të mbretëreshës Elizabeth II (94 vjeçe), bashkëshortit të saj Prince Philip (99 vjeç) dhe “familjes së ngushtë” së princesha Beatrice dhe kjo konform rekomandimeve të qeverisë për të luftën kundër koronavirusit të ri”, sipas pallatit të Buckingham.

Princesha Beatrice, 31 vjeçe, është vajza e Andrew, djali i dytë i mbretëreshës Elizabeth II, dhe Sarah Ferguson. Prindërit e saj janë të divorcuar.

Princesha Beatrice është e nënta në radhën e radhës të fronit britanik, motra e saj më e vogël Eugenie, e dhjeta.

Edoardo Mapelli Mozzi, 37 vjeç, është një manjat i pasurive të patundshme. Ai është i divorcuar dhe tashmë babai i një djali të vogël./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi përfundon intervistimin në Hagë: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë
Artikulli tjetërSHBA – FMN: Rikthimi i COVID-19, rreziku kryesor për ekonominë amerikane