SHBA – Uashingtoni mirëpret vullnetin e Pekinit për reduktimin e arsenalit bërthamor

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/- SHBA mirëpriti sot vullnetin e mirë të Pekinit, i cili njoftoi se është gati të diskutojë reduktimin e arsenaleve bërthamore në kushte të caktuara.

“SHBA mirëpret angazhimin e Kinës për të marrë pjesë në negociatat për kontrollin e armëve”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Uashingtoni do të ftojë qeverinë kineze të marrë pjesë në mirëbesim në negociatat në Vjenë, të nisura në fund të qershorit, për të provuar zgjatjen e traktatit “New START”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.