TIRANË, 9 korrik/ATSH/ 4 pallate janë shembur në Manëz pasi ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bashkia e Durrësit ka vijuar sot operacionin e shembjes së 4 pallateve në Manëz, të cilat ishin dëmtuar në mënyrë të pariparueshme prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Shembja e këtyre pallateve vijnë pas aktekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit.
Sipas bashkisë së Durrësit, shembjet e këtyre godinave i hapin rrugë ndërtimit të banesave të reja me standarde të larta për qytetarët.
/gj.mima//a.a/r.e/























