Ballina Bota

KUBË – Havana rihapet pa turistë 

HAVANA, 3 korrik /ATSH/ – Kryeqyteti kuban nisi sot fazën e rihapjes pas më shumë se tre muajsh bllokimi, por pa turistë në rrugët e tij, sipas Reuters.

Qyteti me 2,2 milionë banorë është i fundit nga provincat e Kubës që hyn në fazën e parë të një procesi trefazor drejt normalitetit të ri.

Banorët e Havana-s mund të përdorin edhe një herë transportin publik dhe taksitë private, të shkojnë në plazh dhe qendra të tjera pushimi në natyrë.

Përsa i përket turizmit, edhe pse disa hotele janë të hapura në disa ishuj të izoluar, ende nuk ka ndonjë tregues se kur Havana dhe qytetet e tjera mund të lejojnë kthimin e vizitorëve të huaj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Karakteristikat e epidemisë si në vendet e rajonit”/ Manastirliu: BE, rivlerësim pas dy javësh të vendimit për hapjen e kufijve
Artikulli tjetërKosovë, 114 raste të reja me Covid-19