Formula 1 – Rifillojnë emocionet me garën e Austrisë

VJENË, 3 korrik /ATSH-AA/ – Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të fillojnë me Austrian Grand Prix.

Pas shtyrjeve dhe anulimit të shumë garave nga organizatorët për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të marrë fund malli për Formula 1, që pritej të fillonte në muajin mars në Australi.

Kalendari i këtij sezoni në Formula 1, një prej sporteve më prestigjiozë dhe më të ndjekur në botë, nuk është qartësuar ende për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas kalendarit janë zyrtarizuar 8 garat e para.

Deri më tani në Formula 1 janë anuluar garat e Australisë, Holandës, Monakos, Azerbajxhanit, Francës, Singaporit dhe Japonisë.

Datat e 8 garave të para që do të zhvillohen plotësisht në kontinentin europian radhiten si më poshtë:

5 korrik: Austri

12 korrik: Austri

19 korrik: Hungari

2 gusht: Britani e Madhe

9 gusht: Britani e Madhe

16 gusht: Spanjë

30 gusht: Belgjikë

6 shtator: Itali     /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.