141 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK

PRISHTINE, 3 korrik /ATSH/ – Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtruar  141 pacientë me COVID-19.

Në Klinikë Infektive janë të shtruar 112 raste me COVID-19, në pulmologji 20 pacientë me COVID-19 me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me COVID-19 pozitiv, një nga ta i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

Në Klinikën Infektive 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

​Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive kanë lënë spitalin 5 pacientë, 3 pacientë COVID-19, por me gjendje të stabilizuar klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.