Ballina Bota

BRUKSEL – Guterres: Vetëm një zgjidhje politike shpëton Sirinë

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Vetëm një zgjidhje politike mund t’i japë fund vuajtjeve në Siri, mbështetja po vazhdon, por derisa të gjendet një zgjidhje ne do të duhet të vazhdojmë të ndihmojmë popullin sirian, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres në konferencën e katërt “Mbështetja e së ardhmes në Siri dhe rajon”, e  bashkëkryesuar nga BE dhe OKB.

“Pas gati 10 vitesh luftë, niveli i shkatërrimit vazhdon të jetë tronditës, ku qindra mijëra njerëz janë vrarë, më shumë se 12 milionë sirianë janë zhvendosur, 9 milionë jetojnë në varfëri dhe ndikimi ekonomik i Covid-19 ka çuar në një dyfishimin e çmimeve të ushqimeve’’, shtoi ai.

”Ne po ndihmojmë me ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsim miliona sirianë çdo muaj, ne i ndihmojmë ata të kapërcejnë traumën e tyre dhe gjithashtu i sigurojmë ndihmë juridike dhe e gjithë kjo është e mundur falë ndihmës suaj bujare’’, iu drejtua europianëve Guterres. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë/ Meta pret Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Artikulli tjetërFurnizimi me ujë të pijshëm/ Bashkia e Kurbinit investim për ndërtimin e një pusi të ri