Ballina Bota

SPANJË – 34 të arrestuar për trafik mbetjesh drejt Afrikës

MADRID, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Tridhjetë e katër persona u arrestuan në Spanjë në kuadër të një hetimi mbi eksportin e paligjshëm drejt Nigerisë dhe shtatë vendeve të tjera të Afrikës të 2 500 tonëve mbetjesh të aparateve elektrike dhe elektronike të rrezikshme, njoftoi sot Garda Civile.

Ndërmarrë në bashkëpunim me agjencinë europiane të policisë Europol, hetimi u krye mes viteve 2018 dhe 2019, 138 transferta të paligjshme mbetjesh të rrezikshme ishin kryer nga Tenerife drejt vendeve afrikane si Senegali, Gana, Gambia, Togo, Benin, Guinea Conakry, Sierra Leone  dhe kryesisht Nigeria.

“Të dyshuarit, pjesa më e madhe me kombësi apo origjinë afrikane, u arrestuan në Tenerife dhe Gran Canaria, dy ishuj në arkipelagun Kanarinë Spanjolle në Oqeanin Atlantik”, theksoi Garda Civile në një komunikatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Shëngjin: Asnjë mbështetje për operatorët turistikë
Artikulli tjetërKim: Rritja e mundësive të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë, një nga prioritetet e mia kryesore