Ballina Bota

PARIS – Macron dhe Putin diskutojnë për një samit të ri për Ukrainën

PARIS, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai rus, Vladimir Putin ranë dakord në parim se një samit i ri mbi konfliktin në Ukrainën Lindore do të ishte i dobishëm, tha një burim në pallatin Elysee.

”Franca po punon me Gjermaninë për një samit të mundshëm, i cili do të mblidhej në Berlin dhe do të përfshinte gjithashtu liderët ukrainas dhe gjermanë”, shtoi burimi, megjithëse nuk kishte asnjë të dhënë për një datë të mundshme.

Putin dhe Macron diskutuan për konfliktin, ku separatistët prorusë po luftojnë kundër forcave të qeverisë ukrainase, gjatë një video-konference dje pasdite.

Elysee tha se ”Macron paralajmëroi gjithashtu rrezikun e ndërhyrjes së huaj në luftën civile të Libisë”.

Burimi i Elysee theksoi se ”Macron kishte pranuar një ftesë nga Putin për të vizituar Rusinë” dhe se ”zyrtarët po punonin për caktimin e një date”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVendet e Grupit V-4 mbështetje Shqipërisë në procesin e integrimit europian
Artikulli tjetër“Jetët tona janë të pakthimta”/ Kalo: Mos vijoni të bëheni pre e idotësirave të mos ekzistencës së COVID-19