Ballina Bota

IRAK – Operacion gjigant antiterrorist kundër ISIS-it

BAGDAD, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Forcat e armatosura të Irakut filluan këtë mëngjes një operacion të gjerë antiISIS në qendër të vendit, raportoi televizioni shtetëror irakian duke cituar udhëheqësit e lartë të forcave të armatosura të Irakut.

Burimet e saktësojnë se duke ndjekur udhëzimet e kryeministrit Mustafa Kazimi, operacioni filloi sot në rajonet e Salah ad Din, Kerkuk, Diyala dhe Samarra.

Zona e interesuar përkon me të ashtuquajturin ‘’katërkëndësh të kryengritjes xhihadiste’’ që ka trazuar Irakun mes viteve 2013-17.

ISIS u mposht zyrtarisht tre vjet më parë në Irak, por disa vatra të saj janë ende aktive./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë 22 qershor
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH raporton 183 000 raste të reja brenda një dite