Ballina Aktualitet

Mbështetje të plotë listës së Luginës së Bashkuar, duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës

TIRANE, 20 qershor/ATSH/- Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaron se mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme.

Një ditë përpara zgjedhjeve në Serbi, Cakaj thekson se në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik.

Ministri nënvizon se partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës që vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore, gëzon mbështetjen e plotë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“​ Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme! PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës! Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën! Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë “, deklaron Cakaj. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – Në Itali, COVID-19 i pranishëm në ujërat e zeza që prej dhjetorit 2019
Artikulli tjetërVeliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Rrushi në Zall-Herr: Në 10 muaj mbyllëm të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit