Ballina Bota

IRAK – Turqia dislokon forcat speciale kundër rebelëve kurdë

BAGDAD, 17 qershor /ATSH-AFP/- Turqia dislokoi sot forcat speciale në veri të Irakut, si pjesë e një operacioni të rrallë ajror dhe tokësor kundër rebelëve kurdë, që mund të krijojnë tensione midis Ankarasë dhe Bagdadit.

“Operacioni “Kthetrat e Tigrit” ka filluar. Heronjtë tanë të forcave speciale janë në Haftanin”, në rajonet kurde të Irakut Verior”, tha Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter, pa specifikuar numrin e ushtarëve të dislokuar.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme irakene e denoncoi këtë si një shkelje të sovranitetit të Irakut.

Sipas saj, sulmet nuk shkaktuan viktima, por terrorizuan popullsinë.

Para fillimit të operacionit të fundit, Ankaraja kreu sulme ajrore gjatë natës së të dielës në të hënë në Kandil, Shengar dhe Hakurk, lokalitete në Irakun Verior.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se operacioni nisi si vetëmbrojtje, i justifikuar nga sulmet e fundit ndaj stacioneve policore dhe bazave ushtarake turke afër kufirit me Irakun./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Vizart”, ekspozita që mbledh bashkë punët e 50 mjeshtrave shqiptarë
Artikulli tjetërOBSH e cilësoi zbulim që shpëton jetë/ Bari “Dexamethasone”, në përdorim në Spitalin Infektiv