Ballina Bota

INDI – Rekord viktimash nga COVID-19

NJU DELHI, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Bilanci nga epidemia e koronavirusit në Indi është rënduar me 2 000 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 11 903 të vdekur, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Kjo rritje erdhi si pasojë e rishikimit të shifrave në Bombei, qyteti më i prekur, që i ka shtuar 832 të vdekur bilancit ditor.

Kryeqyteti New Delhi, ku situata shëndetësore po shkon drejt degradimit, ka regjistruar 400 të vdekur në 24 orë.

I përballur me një rënie të konsiderueshme ekonomike, kryeministri Narendra Modi në hoqi në fillim të muajit kufizimet e vendosura në fund të marsit për 1,3 miliardë indianë, për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – MV hap kufijtë, por masat kundër COVID-19 mbeten të njëjta
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit në Tiranë Elona Toro (Stavri)