KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit në Tiranë Elona Toro (Stavri)

TIRANË, 17 qershor /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Elona Toro (Stavri), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Pamela Qirko pas shqyrtimit të provave dhe fakteve vendosi konfirmimin në detyrë të Elona Toro (Stavri), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Elona Toro (Stavri) rezulton të plotësoj tri kriteret atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional dhe trupa gjykuese vendosi sot me shumicë votash konfirmimin në detyrë.

Elona Toro (Stavri), gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë u përball me Vetingun në seancë dëgjimore më 12 qershor 2020.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.