Ballina Bota

TAJLANDË – Paketë stimuluese për forcimin e turizmit vendas 

BANGKOK, 16 qershor /ATSH-DPA/- Qeveria e Tajlandës pritet të lëshojë një paketë stimuluese me vlerë rreth 22,4 miliardë baht (720 milionë dollarë), me synim nxitjen e turizmit vendas, në gjendje të keqe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Kabineti qeveritar ka miratuar, fillimisht, tri skema, që synojnë forcimin e turizmit vendas nga korriku deri në tetor”, tha zëdhënësi i qeverisë, Traisulee Traisoranakul.

Paketa stimuluese e qeverisë parashikon tre projekte: “Inkurajimi”, për rreth 1,2 milionë punonjësit e shëndetësisë, “Le të bëjmë një udhëtim” për udhëtimet ditore brenda vendit të turistëve vendas dhe “Pushime për kënaqësi” për udhëtimet e turistëve vendas jashtë shteti.

Fluturimet e ardhshme ndërkombëtare të pasagjerëve për në Tajlandë janë ndaluar deri më 30 qershor.

Sipas zyrtarëve, personat që kanë biznes në Tajlandë dhe të huajt, që marrin rregullisht trajtim mjekësor në Tajlandë, mund të jenë ndër grupet e para që do të lejohen në vend.

Tajlanda ka regjistruar deri më tani 3 135 raste infektimi dhe 58 vdekje, që kanë lidhje me COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUnaza bujqësore e Lushnjës/ Punohet për degëzimin nga Qerreti në Kadiaj
Artikulli tjetërParandalimi i kultivimit të kanabisit/ Taskforca qendrore, fokus në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional