Ballina Flash

SOFT NEWS – Edhe disa kilogramë ar mund të harrohen në… tren?

GJENEVË, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Zyrtarët zviceranë po kërkojnë personin që la disa kilogram ar në një tren lokal, vjeshtën e kaluar.

”Pronari ka pesë vjet afat për të marrë arin nga zyra e prokurorit”, sipas agjencisë Keystone-SDA.

”Ari në fjalë vlen rreth 170 000 euro (191 000 dollarë)”, thuhet në njoftim.

Kjo do të thotë që ai peshon midis 3,4 dhe 3,8 kilogramë, në varësi të çmimit të arit.

Sasia e arit është gjetur në tetor 2019 në një vagon hekurudhor midis Shën Gallen dhe Luçernës.

Megjithë përpjekjet e zyrtarëve, pronari ende nuk është gjetur./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – Bullgaria heq kufizimet, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19
Artikulli tjetërLONDËR – Rihapen të gjitha bizneset, etapë vendimtare e lehtësimit të masave kufizuese