ERFURT, 11 qërshor /ATSH-DPA/ – Në qendër të qytetit Nordhausen u çaktivizua një bombë e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi këshilli i qytetit.
Pajisja e pashpërthyer u zbulua dje në mëngjes.
Çdokush brenda 500 metrave nga vendi i zbulimit të bombës duhej të largohej nga zona deri në orën 15:00 GMT.
Sipas një zëdhënësi të qytetit, u evakuuan rreth 7 000 qytetarë, duke përfshirë edhe banorët e një azili.
Sipas informacioneve, bomba e pashpërthyer ishte bombë ajrore e SHBA-së./ /sara/