Ballina Bota

BRUKSEL- BE: Të hapen kufijtë për vendet e Ballkanit Perëndimor

BRUKSEL, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian rekomandoi sot rihapjen e kufijve të jashtëm të BE-së nga 1 korriku për qytetarët nga Ballkani Perëndimor.

Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të bien dakord për një listë të vendeve të treta për të cilat gjithashtu do të hiqen kufizimet.

Ekzekutivi europian gjithashtu është në favor të heqjes së të gjitha kufizimeve në kufijtë e brendshëm deri më 15 qershor.

”Propozojmë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në listën e vendeve të treta që do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Europë, pasi situata epidemiologjike e tyre  është e ngjashme ose më e mirë se e jona”, deklaroi komisionerja europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johannson./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Çaktivizohet një bombë e LIIB
Artikulli tjetërTURQI – Rifillojnë fluturimet ndërkombëtare