TURQI – Rifillojnë fluturimet ndërkombëtare

STAMBOLL, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Një rifillim gradual i fluturimeve ndërkombëtare nga Turqia ka filluar, pas dy muajve ndërprerje për shkak të pandemisë nga COVID-19.

“Turkish Airlines” njoftoi sot fluturimet e para drejt Dyseldorfit, Mynihut dhe Frankfurtit në Gjermani, si dhe drejt Londrës dhe Amsterdamit që nga aeroporti i Stambollit.

Avioni i parë me destinacion Londrën u ngrit sot në mëngjes nga aeroporti ”Sabiha Gokcen”, në anën aziatike të metropolit të Bosforit.

“Fluturimet ndërkombëtare kanë filluar në mënyrë të kontrolluar. Duke nisur nga 15 qershori, fluturimet do të rifillojnë rregullisht drejt vendeve jo të kërcënuara”, deklaroi sot ministri i Transporteve, Adil Karaismailoglu.

Megjithatë, gjatë orëve të fundit, ka pasur pakënaqësi për pasagjerët që udhëtonin në Turqi nga aeroportet europiane./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.