MADRID, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Spanja do të rihapë kufijtë e saj tokësorë me Francën dhe Portugalinë më 22 qershor, njoftoi sot ministrja e Turizmit, Reyes Maroto.
“Në rastin e Francës dhe Portugalisë, dëshiroj të konfirmoj që nga 22 qershor kufizimet në lëvizjen tokësore do të eliminohen”, theksoi ajo gjatë një takimi me shtypin ndërkombëtar, duke nënvizuar se ”në parim (…) karantinat do të hiqen”./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























