Ballina Flash

Sot rihapen çerdhet publike në Gjilan

PRISHTINE, 4 qershor /ATSH/ -Bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe MASHT-it për hapjen e çerdheve, Komuna e Gjilanit ka bërë të gjitha përgatitjet për rihapjen e çerdheve publike, nga dita e sotme.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, njoftoi se për t’u siguruar rreth përgatitjeve për rihapjen e çerdheve, kanë kërkuar vlerësim profesional higjienik e sanitar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe inspektori sanitar në nivel regjional.

“Pas vizitave në terren nga QRSHP dhe inspektori sanitar, rekomandojnë se çerdhet e komunës sonë kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e dala nga udhëzuesi i MASHT-it dhe janë të gatshme të mirëpresin fëmijët që nga sot”, tha Gagica./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Rihapen kufijtë tokësorë me Francën dhe Portugalinë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Brazili dhe Meksika numër rekord viktimash