BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Zhvillimet më të fundit në Venezuelë kanë thelluar më tej krizën e gjatë institucionale e politike dhe hapësirën e reduktuar demokratike dhe kushtetuese në vend, sipas një shënimi të Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, në emër të Bashkimit Europian.
“BE beson se seanca e votimit që çoi në zgjedhjen president të Luis Parra nuk ishte legjitime, ato nuk kanë respektuar parimet demokratike kushtetuese”, shtoi Borell.
”BE vazhdon të mbështesë plotësisht Juan Guaidò si president i Asamblesë Kombëtare dhe hedh poshtë frikësimin, dhunën dhe vendimet arbitrare kundër anëtarëve të saj”, shtoi ai.
Shënimi i Borell e konsideron “shtypjen në rritje të papranueshme” dhe rithekson se ”dalja nga kriza e Venezuelës mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme presidenciale”. /os/























