Masat ndaj COVID-19/ 2500 maska për punonjësit e Agjencisë dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Rreth 2500 maska iu dhuruan sot Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilat do të përdoren gjatë aksioneve të pastrimit, në kushtet e pandemisë COVID-19.

Këto maska u dhuruan nga projekti “Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës”.

Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej falënderoi Berthold Schirm, menaxherin e projektit për këtë dhuratë që do t’iu hyjë në punë punonjësve të këtyre dy institucioneve gjatë aksioneve të pastrimit në të gjithë vendin.

Projekti financohet nga qeveria gjermane dhe implementohet nga GIZ./k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.