VJENË, 2 qershor /ATSH-DPA/ – GP austriak do të fillojë sezonin e Formula 1, i vonuar nga shpërthimi i koronavirusit, më 5 korrik, ku do të pasojnë edhe shtatë gara të tjera europiane të konfirmuara edhe nga organizatorët.
”Red Bull Ring” i Spielberg do të presë një garë pa tifozë të pranishëm në fundjavën e parë të korrikut dhe më pas një të dytë më 12 korrik, ndërsa F1 përpiqet të shpëtojë atë që mundet nga viti 2020.
”Grand Prix” i Hungarisë është më 19 korrik para se ”Silverstone” të presë dy gara britanike më 2 dhe 9 gusht.
Belgjika e ka radhën më 30 gusht. Ndërsa ”Grand Prix” italian në Monza më 6 shtator ku përfundojnë edhe turnetë europiane./ /os/ a.jor.






















