Ballina Flash

FOTO/ E diela është e fëmijëve, dezinfektohen të gjithë parqet e lojërave

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Tani nuk ka më të diela të mbyllura dhe fëmijët e kryeqytetit mezi po presin të shijojnë parqet e lodrave.

Për të qenë gjithmonë gati, ekipi i dezinfektimit në Bashkinë e Tiranës vijoi punën në këndet rekreative, që të vegjlit t’i gjejnë të pastër, të rregullt dhe të sigurt.

E diela është e fëmijëve, ndaj edhe ata duhet të jenë të sigurt teksa argëtohen ashtu si kurrë më parë pas izolimit të gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19./k.s/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakYlli ruso-gjerman i pianos maratonë 20-orëshe muzikore antiCOVID-19
Artikulli tjetërDuka, ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit Dorian Tahirllari