Ballina Flash

SOFT NEWS – Kur masat e gjendjes së jashtëzakonshme nuk i respekton as… presidenti!

VJENË, 25 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ishte sot në titujt kryesorë të gazetave në vendin e tij, pavarësisht ndjesës, pasi shkeli kufizimin e vendosur nga qeveria për luftën kundër koronavirusit.

I përshkruar si një “mëkatar” përballë virusit nga tabloidet, kreu i shtetit u kontrollua nga një patrullë policie, ndërsa ai ishte ulur në tryezë menjëherë pas mesnatës në mëngjesin e së dielës me gruan dhe dy miqtë e tij në tarracën e një restoranti në qendër të Vjenës pas kohës së mbylljes së detyrueshme, i vendosur në orën 23:00.

“Unë dola për herë të parë që nga mbyllja me dy miq dhe bashkëshorten time”, theksoi Van der Bellen.

“Ne humbëm nocionin e kohës ndërsa bisedonim. Sinqerisht më vjen shumë keq. Ishte një gabim”, shtoi ai.

Austria ndërmori një bllokim të ashpër dhe strikt për të luftuar koronavirusin e ri në mes të marsit, por i hoqi gradualisht shtrëngimet që prej mesit të muajit prill, ndërkohë që numri i infektimeve mbetet i ulët.

Javën e kaluar, restorantet dhe kafenetë janë rihapur, por duhet të respektojnë rregullat detyruese, si mbyllja në orën 23:00./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – ”Deutsche Bahn” dyfishon kapacitetin e vendeve për përballimin e krizës
Artikulli tjetërGJERMANI – Spahn: Trump ka të drejtë, OBSH duhet të reformohet