Ballina Flash

TEKNOLOGJI – FB platformë për dyqane online gjatë krizës së virusit

NJU JORK, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania Facebook po hedh në treg një platformë të blerjeve në internet që lejon kompanitë të krijojnë dyqane online të arritshme përmes Facebook ose Instagram, njoftoi gjiganti i medieve sociale.

”Tregtarët gjithashtu mund të reklamojnë mallrat e tyre përmes blerjeve live, që lejon shitjen e produkteve drejtpërdrejt”, thuhet në Facebook përmes një njoftimi për shtyp.

”Projekti është përshpejtuar për të ndihmuar bizneset e vogla të kapërcejnë krizën e koronavirusit”, deklaroi CEO i Facebook Mark Zuckerberg.

“Shumë biznese të vogla po kalojnë një krizë, ata nuk janë të sigurt se si do të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë”, tha Zuckerberg, duke shtuar se shumë prej tyre po shkojnë në rrjet për herë të parë.

”Ato do të duhet të paguajnë komisione për shërbime pagese, por aktiviteti kryesor i Facebook do të jetë reklamimi”, shtoi ai./ /os/  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParqet kombëtare të Shqipërisë “pushtohen” nga 410 pelikanë kaçurrelë dhe 53 rozë
Artikulli tjetërSHBA – Del në shitje shtëpia ku Jackie Kennedy kaloi pushimet e fëmijërisë