A e dini se si pelikani ushqen te voglin e tij?Kjo video e bere sot ne ishullin e pelikaneve e tregon me se miri ate.Ndersa prindi hap sqepin,i vogli fut sqepin e tij deri sa arrin thelle ne gushe.Aty peshku i kapur me pare ka pesuar nje transformim duke filluar shperberjen e tij.Referuar menyres se te ushqyerit,ne ikonat kristiane kjo eshte pasqyruar si sakrifica sublime e nje prindi per femijen e tij.Ne to duket pelikani i rritur qe ka shqyer gjoksin dhe me gjakun e tij ushqen te voglin.
Gepostet von Ardian Koci am Dienstag, 19. Mai 2020
TIRANË, 17 maj /ATSH – I. Vata/ Pelikani kaçurrel po shumohet në Divjakë, foletë e tyre janë mbushur me të porsalindur të cilët ushqehen nga prindërit me peshq, një mënyrë krejt natyrore e lashtë sa vetë jeta.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përcolli pamje mbresëlënëse se si pelikani ushqen të vegjlit.
“A e dini se si pelikani ushqen të voglin e tij? Kjo video e bërë sot në ishullin e pelikanëve e tregon më së miri atë. Ndërsa prindi hap sqepin, i vogli fut sqepin e tij deri sa arrin thellë në gushë. Aty peshku i kapur më parë ka pësuar një transformim duke filluar shpërbërjen e tij. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shton se “Referuar mënyrës se të ushqyerit, në ikonat kristiane kjo është pasqyruar si sakrifica sublime e një prindi për fëmijën e tij. Ne to duket pelikani i rritur që ka shqyer gjoksin dhe me gjakun e tij ushqen të voglin”, shprehet AKZM.
Vitet e fundit me ligjin e moratoriumit të gjuetisë pelikani kaçurrel është shtuar në numër në Shqipëri.
/j.p/r.e/






















