Ballina Bota

FRANCË – “Amazon” rihap depot pas një muaji

PARIS, 19 maj /ATSH-DPA/ – Gjiganti i blerjeve në internet, “Amazon” njoftoi se do të rihapë depot franceze, një muaj pas mbylljes së tyre, në përgjigje të një vendimi nga një gjykatë.

“Gjashtë depo franceze të kompanisë do të rifillojnë gradualisht operacionet gjatë tri javëve të ardhshme”, tha drejtori i përgjithshëm i “Amazon” në Francë, Frederic Duval.

Kompania mbylli depot në mes të prillit, pasi një sindikatë fitoi vendimin se “Amazon” nuk kishte treguar vëmendjen e duhur ndaj masave paraprake të shëndetit dhe sigurisë si pasojë e koronavirusit.

Gjykata e urdhëroi kompaninë të zbatojë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore dhe të sigurisë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e stafit, si edhe të ndalojë dërgimin e mallrave jo thelbësorë deri në përmirësimin e kushteve. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel&V4: Në interes të përbashkët heqja graduale e kufizimeve dhe kontrolleve kufitare
Artikulli tjetërVideo/ Foletë e pelikanit kaçurrel në Divjakë mbushen me të vegjël