COVID-19 – Spanja përgatitet për kthimin e turistëve

VALENCIA, 18 maj /ATSH/- Në Spanjë, pothuajse tre të katërtat e vendit përparoi sot me fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese, raporton “The Guardian”.

Miliona njerëz patën mundësinë të takoheshin në grupe me deri në 10 persona dhe të konsumonin një pije ose një vakt në kafenetë dhe tarracat e restoranteve.

Ministri i transportit, José Luis Ábalos, tha se vendi do t’i përfundojë kufizimet e karantinës dyjavore në fund të qershorit dhe do t’i rihapë plotësisht kufijtë e tij.

“Nga fundi i qershorit, ne do të fillojmë aktivitetin e turizmit, shpresoj”, tha Ábalos.

“Ne duhet ta bëjmë Spanjën një vend tërheqës nga pikëpamja shëndetësore”, shtoi ai.

Rajoni i Madridit dhe zona metropolitane e Barcelonës mbeten në fazën paraprake të asaj që qeveria e ka quajtur “kalimi drejt normalitetit të ri”.

Gjatë fundjavës, kryeministri Pedro Sánchez tha se koalicioni i tij do të kërkonte një zgjatje të fundit njëmujore të gjendjes së jashtëzakonshme, që nënkupton edhe një nga kufizimet më të rrepta në Europë.

Vendi ka konfirmuar deri më tani 231 350 raste infektimi dhe 27 650 vdekje nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.