Protesta/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni daljet në vendet ku mbahet demonstrata

TIRANË, 18 maj /ATSH/- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri, që të shmangin daljet në vendet ku mbahet protesta në kryeqytet.

“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16:30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat.

Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona:

Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar.

Shmangni çdo tubim publik të njerëzve.

Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh.

Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja.

Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.