MYNIH, 16 maj /ATSH-DPA/ – Policia gjermane ndaloi një burrë 34-vjeçar pasi po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe zbuloi se ai kishte drejtuar pothuajse tërë jetën e tij pa patentë.
Gjermani 34-vjeçar u arrestua për shpejtësi pranë qytetit jugor të Wurzburgut dhe, kur iu kërkua për të treguar dokumentet , ka pranuar se ngiste mjetin pa patentë që nga viti 2005.
Policia deklaroi se personi kishte humbur të drejtën e lejes së drejtimit për shkak të një shkeljeje në 2005, dhe presupozohet se që atëherë ai ka ngarë automjetin pa patentë.
Në momentin e arrestimit, personi po ngiste me shpejtësi 104 kilometra në orë në një zone ku kufiri i shpejtësisë ishte 70 kilometra në orë dhe kishte një nivel të alkoolit në gjak 0.7 njësi.
Ai tashmë akuzohet për shpejtësi, përdorim pijesh alkoolike dhe ngarje pa patentë./ /os/























