TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha nga Divjaka se qeveria nuk po bënë asgjë për bujqit.
“A u zgjove Lulzim?! Zgjohu se nuk do arrish as këtë rrugën tjetër! Ka patur disa udhëheqësa që flinin e në punë çonin sozinë; Lulzimi në punë çon facebook-un, njerëzit që merren me të, postojnë për të, ndërsa vetë vijon gjumin”, shprehet Braçe.
“E humbi rrugën bujqësore e tregtare Imshtë-Kallm, në gjumë po humb edhe rrugën Unaza Bujqësore-Qerret-Kadiaj”, thekson zv.kryeministri, ndërsa publikon foto edhe nga investimet që po kryhen.
Braçe shton se “ne jemi tek ura e fundit për të arritur në Kadiaj, Lulzimi e kishte vetëm 5 minuta larg nga Karbunara dje. Kurrë nuk e pa një punë, duket sikur e fyen t’i tregosh punë, e zë puna! Shihe Lulzim, pastaj zgjohu e thuaj që ne nuk po bëjmë asgjë për bujqit! Thuaje, nuk na vjen keq!”, shprehet ai.























