Ballina Ekonomi

Mbi 108 500 individë kanë marrë pagën e luftës

TIRANË, 14 maj/ATSH-Gjergji Mima/ “Mbi 108 mijë e 500 individë kanë marrë pagën e luftës sot që flasim, ndërsa mbi 63 mijë kanë marrë transhin e dytë”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

“Instrumenti i garancisë sovrane, i pari, do të jetë një sukses. Sot po ju them që është një sukses. Ne kemi sot që flasim mbi 25 milionë euro të lëvruara dhe mbi 400 aplikime të tjera. Dhe po përgatitemi për ta injektuar përsëri. Jemi në një histori funksionimi të plotë të garancisë. Kështu do të funksionojë dhe garancia për turizmin, fasonerinë dhe aktivitet e tjera prodhuese. Dhe jemi gati të shtojmë përsëri”, – tha Rama

I pyetur në një intervistë televizive nëse do të ketë edhe një shtyrje me 3 muaj të kredive, Rama tha se, “e kam thënë dhe e kam stërthënë dhe e ka thënë dhe ministrja e Financave po ashtu, që patjetër ne do të vazhdojmë të mbështesim individët, të mbështesim bizneset në të gjithë drejtimet. Mos harroni që kemi falur të gjitha tatimet, nuk i kemi shtyrë, i kemi falur për biznesin e vogël nuk i kemi shtyrë. Janë falur për biznesin e vogël, janë shtyrë për bizneset e mëdha. Biznesi i vogël nuk do të paguajë tatime për këtë vit, iku, zero. Pra për këtë vit është zero”.

Rama tha se, “biznesi i vogël sot është në 80 e ca % i hapur. Marrin pagën e luftës dhe janë sot që flasim, është një shifër e pagave e shpërndarë, e cila shkon në 108 mijë e 500 e kusur individë. Sot që flasim. Pra janë 108 mijë e 500 e ca individë që kanë marrë pagën e luftës. Kanë marrë dhe transhin e dytë 63 mijë e ca. Pjesa tjetër ka marrë 400 mijë lekshin”.

“Ka një pjesë që i është miratuar se i takon. Po çfarë ka ndodhur? Ose i rezultojnë llogaritë bankare të mbyllura, ose kanë dhënë gabim kodin. Se është një histori edhe ajo të shkosh tek çdo individ të bësh verifikime etj., etj.

“Dje Presidenti i Campania-s, që konsiderohet si rajoni më i suksesshëm i Italisë, siç është Shqipëria në rajon dhe në tërësi. Presidenti i Campania-s dje shpjegonte paketën dhe thoshte do jemi të parët që do fillojmë të paguajmë. Dje. Ne faktikisht kemi filluar të paguajmë dhe do vazhdojmë të paguajmë. Dhe mos harroni që rreth 80% e bizneseve sot punojnë, taksistët sot punojnë. Por taksistët do marrin dhe kanë marrë pagën e dytë, do të marrin dhe të tretën”, – tha Rama.

I pyetur për xhiron e pakët të biznesit, Rama tha se, “prandaj nuk u thamë ‘merrni taksinë, fusni 5 veta, puna juaj’, por po vazhdojmë t’i paguajmë, njësoj sikur të jenë në shtëpi”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Shqipëria ka numra të ulët, pasi kemi qenë më të shpejtët dhe më striktët nga të gjithë
Artikulli tjetërBasha: Teatri vija e kuqe e demokracisë, do kaloj orë të tëra këtu pranë artistëve