Ballina Aktualitet

Gara për SPAK, më datë 18 maj intervistohen katër kandidatë

TIRANË, 14 maj/ATSH-A. Fortuzi/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 18 maj do të zhvillohen intervistat me kandidatët.

KLP njoftoi të enjten se intervistat zhvillohen “në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta për secilin kandidat”.

“Orari i zhvillimit të intervistave është si më poshtë: Dorina Bejko 10:00; Dritan Premçi 10:45; Sotir Kllapi 11:30; Vladimir Mara 12:15”, njoftoi KLP.

Kandidatët do të njoftohen nominalisht për orarin e zhvillimit të intervistës. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në Drejtësi, rezultate konkrete për një sistem tërësisht funksional
Artikulli tjetërNjë tjetër rrugë në shërbim të turizmit në Lezhë