Ballina Aktualitet

Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër”.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve, Basha është shprehur se, “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset”.

“Njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, ka thënë Basha.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShiroka/ Nga një zonë turistike në rrënim e harresë për shumë vite, në një qilim spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane
Artikulli tjetërLOS ANXHELES – Zgjatet kufizimi deri në fund të korrikut