Ballina Bota

DANIMARKË – Molbak: Një valë e dytë e COVID-19 pak e mundur

KOPENHAGË, 12 maj /ATSH-AFP/ – Një valë e dytë e koronavirusit të ri është pak e mundur në Danimarkë, ku përqindja e riprodhimit të sëmundjes u ul që kur disa masa kufizuese u hoqën, theksoi sot një zyrtar shëndetësor.

“Nëse virusi do të ishte në gjendje të lirë dhe ne nuk do të bënim asgjë, do të kishte një probabilitet për një valë tjetër të COVID-19 (…), por ne mësuam më shumë rreth sëmundjes “, theksoi në një konferencë shtypi Kare Molbak, nga Autoriteti i Kontrollit të Sëmundjeve Infektive (SSI)

Pas njoftimit të masave të ashpra që prej 11 marsit, Danimarka ka qenë vendi i parë që ka rihapur shkollat fillore dhe kopshtet më 15 prill.

Që prej asaj kohe, disa shtrëngime janë hequr me rihapjen e bizneseve të vogla të kujdesit personal si parukeritë dhe artistët e tatuazheve dhe më pas qendrat tregtare dhe dyqanet e mëdha.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në pushtetin tonë për të pengaur një valë të dytë. Mendoj se ne kemi parakushte për këtë tani”, nënvizoi Molbak, i cili miratoi kalendarin e lehtësimit të kufizimit të prezantuar nga qeveria.

Restorantet dhe kafenetë do të mund të presin klientë që prej 18 majit, datë kur do të priten edhe gjimnazistët në klasa.

Muzetë, teatrot, kinematë, parqet do të rihapen më 8 qershor.

Që prej fillimit të epidemisë, Danimarka regjistroi 10 789 raste me koronavirusin e ri, 533 prej të cilëve kanë humbur jetën./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistri Vitia në Ditën e Infermierisë: Përjetë falenderues për punën e tyre
Artikulli tjetërFOTO/ Investimi, skanim dhe indeksim digjital i regjistrave të automjeteve